Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Në tri shkolla në Serbi, nxënësit bënë lista të nxënësve që planifikojnë t’i vrasin

Në tri shkolla në Serbi, nxënësit bënë lista të nxënësve që planifikojnë t’i vrasin

22:15, 08/05/2023
A+ Aa A-

Në tri shkolla në Serbi, nxënësit kanë bërë listat e nxënësve që do të vrasin, ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë për mediat e atjeshme.

Të gjithë ata janë ndaluar së bashku me prindërit e tyre dhe janë denoncuar nga nxënësit dhe prindërit e tjerë.

Një nga tre shkollat ​​është shkolla Despot Stefan Lazareviq në lagjen Mirijeva e Beogradit, dhe nëna e njërit prej nxënësve i dërgoi një letër nga administrata e shkollës mediave serbe, duke komentuar se prindërit janë të mërzitur dhe se shumë nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.

Siç tha ajo, u strehua me familjen e saj në një shtëpi verore jashtë Beogradit.

“Ju bëj me dije se në datën 08.05.2023, në orët e mëngjesit gjatë orës së 4-t, një nxënës i shkollës sonë ka bërë një listë të nxënësve “të cilët dëshiron t’i vrasë”.

“Për ngjarjen jemi njoftuar nga mësuesja e lëndës e cila ka sjellë nxënësin në zyrën e drejtorit. Menjëherë thirrëm policin e shkollës dhe nxënësi u intervistua në prani të pedagoges, ndihmësdrejtoreshës dhe drejtorit të shkollës”, thuhet në letrën që ka marrë nga prindërit.

Listat janë bërë edhe nga dy nxënës të klasës së 5-të në shkollën fillore Bora Stankoviq në Vozhdovc, si dhe një nxënës nga një shkollë në Bajina Bashta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco