Serbi: Pas masakrës në shkollën fillore në Beograd, jep dorëheqjen ministri i Arsimit

Serbi: Pas masakrës në shkollën fillore në Beograd, jep dorëheqjen ministri i Arsimit

19:58, 07/05/2023
A+ Aa A-

Ministri serb i Arsimit, Branko Ruzhiq i ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme kryeministres serbe Ana Brnabiq.

Dorëheqja e tij, siç raportojnë mediat e huaja, vjen pas presionit publik që pasoi masakrën në shkollën fillore të Beogradit.

Në letrën që i ka dërguar kryeministres, Ruzhiq edhe një herë ka shprehur ngushëllimet më të thella për të dashurit e viktimave dhe shton: “Engjëjt e vegjël u prefshin në paqe dhe Zoti na ndihmoftë që diçka e tillë nuk ndodh më”.

Kujtojmë se pas masakrës që ndodhi në shkollën fillore në Beograd, disa mijëra njerëz u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës para Ministrisë së Arsimit në qendër të Beogradit dhe kërkuan dorëheqjen e ministrit Ruzhiq.

Masakra në shkollën e Beogradit ndodhi të mërkurën kur një nxënës 13-vjeçar vrau tetë bashkëmoshatarët e tij dhe rojën dhe plagosi shtatë persona të tjerë.

Një ditë më vonë, ndodhi një masakër në afërsi të Mlladenovcit, jo shumë larg Beogradit, në të cilën u vranë tetë persona. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco