Kaos për shkak të stuhisë së rërës, aksident masiv në Serbi, përfshihen mbi 12 vetura

Kaos për shkak të stuhisë së rërës, aksident masiv në Serbi, përfshihen mbi 12 vetura

18:40, 28/03/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Suboticë të Serbisë, kurse ishte një stuhi e fuqishme që ngriti pluhurin në ajër dhe zvogëloi dukshmërinë nëpër rrugë.

E aksidenti zinxhiror ndodhi kur të paktën shtatë vetura u përfshinë rreth orës 15:00 në Suboticë.

Në anën tjetër, dëshmitarët okularë thonë se në aksident u përfshinë mbi 12 vetura. E në profilin 192 në Instagram, janë publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Aty thuhet se ishte një stuhi e rërës që zvogëloi dukshmërinë, kurse akoma nuk ka informacione për persona të lënduar.

E një aksident i ngjashëm zinxhiror ndodhi javë më parë në një autostradë në Hungari, ku u përfshinë afro 50 vetura dhe si pasojë humbi jetën një person.

Edhe në atë aksident ishte dukshmëria e zvogëluar, arsyeja kryesore që çoi përplasjen e shumë mjeteve motorike. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco