Gjukanoviç akuza rivalit të tij: Milatoviç vepron nga ‘platforma e Serbisë së Madhe’

Gjukanoviç akuza rivalit të tij: Milatoviç vepron nga ‘platforma e Serbisë së Madhe’

09:47, 28/03/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Malit të Zi, njëherësh kandidat për zgjedhjet presidenciale të 2 prillit, Milo Gjukanoviç, është shprehur se rivali i tij, Jakov Milatoviç, është duke vepruar nga “platforma e Serbisë së Madhe”.

“Shumica e kundërshtarëve të mi dalin nga platforma e Serbisë së Madhe. Kjo është pa dyshim. Mandiç, Daniloviç që e theksojnë me krenari, por sado që përpiqen ta fshehin janë edhe Beçiçi dhe Milatoviç. Është plotësisht e qartë se kushdo që gërvishtet pak, del në sipërfaqe. Dhe njëri dhe të tjerët janë forcat e SNS-së që ishin kundër Malit të Zi në çdo udhëkryq që kaluam. Themeli i tyre është atje dhe ata nuk kanë lëvizur shumë prej andej”, theksoi Gjukanoviç.

Këto komente ai i bëri gjatë një tubimi elektoral, derisa fliste për marrëdhëniet e trazuara mes Perëndimit dhe Lindjes dhe reflektimin e kësaj gjendjeje në rajon, ku tha se “nacionalistët nuk janë në sistemin evropian të vlerave dhe se ata sistematikisht ofrojnë të njëjtën alternativë false për Ballkanin”, shkruan Vijesti.

Gjukanoviç, po ashtu tha se këto dy vitet e gjysmë “mund të përshkruhen më saktë si agonia e shoqërisë malazeze”.

“Dhe fitorja në zgjedhjet parlamentare do ta kthejë Malin e Zi në normalitet”, shtoi Milo Gjukanoviç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco