Dialogu Kosovë-Serbi, Abazoviç: Raundi i ri i negociatave të mbahet në Mal të Zi

Dialogu Kosovë-Serbi, Abazoviç: Raundi i ri i negociatave të mbahet në Mal të Zi

13:06, 27/03/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Dritan Abazoviç këtë të hënë ka theksuar se Mali i Zi është i gatshëm që të kontribuojë dhe të mbështesë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Ai theksoi se Mali i Zi luan rolin e një pajtuesi në rajon.

“Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet fqinje dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çfarëdo mënyre, duke përfshirë mbështetjen logjistike”, është shprehur ai.

Gjithashtu ai ka theksuar se vendi që ai drejton është i gatshëm që të presë në një raund tjetër bisedimesh mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk jemi pjesë e dialogut, por besoj se propozimi evropian paraqet një zgjidhje të mirë, të favorshme për Serbinë dhe Kosovën”, tha Abazoviç.

Ai ka theksuar se më e rëndësishmja është që marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të zbatohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco