Pas deklaratës se Serbia mund t’i vendosë sanksione Rusisë –Daçiq takohet me ambasadorin rus Harçenko

Pas deklaratës se Serbia mund t’i vendosë sanksione Rusisë –Daçiq takohet me ambasadorin rus Harçenko

13:03, 27/03/2023
A+ Aa A-

Pas deklaratës së vikendit se Serbia mund tl vendos sanksione Rusisë, kur nuk do mund të përballojë presionin dhe dëmet ekonomike të vendit, njoftohet se ministri i jashtëm i Serbisë do takohet me ambasadorin rus në Serbi Harçenko, shkruan “Nova” cituar nga “Bota Sot”.

Nënkryetari i parë dhe ministri i jashtëm Daçiq do takohet sot me ambasadorin rus në Serbi Aleksandar Bocan Harçenko, në ministrinë e jashtme, ndërsa indikativ është “takimi” që pason deklaratën e Daçiq rrteh mundësisë së vendosjes se sanksioneve ndaj Rusisë.

Daçiq ka lënë të hapur mundësinë që Serbia të iu bashkohet masave dhe sanksioneve ndaj Rusisë për shkak agresionit rus në Ukrainë dhe të ndryshohet qëndrimi – nëse ekonomia serbe dhe qytetarët e saj nuk mund të përballojnë dëmin, ndërsa menjëherë ka pasuar “takimi” me përfaqësuesin rus.

Këtë deklaratë Daçiq e kishte bërë duke komentuar ministrin e ekonomisë në qeverinë e Serbisë Rada Baste, anëtar i Serbisë Unike që është në koalicion me SPS e Daçiq, duke theksuar se partia e tij dhe anëtarët tjerë të qeverisë qëndrojnë prapa vendimit të Këshillit të Sigurisë dhe politikës shtetërore.

Daçiq ka përsëritur qëndrimin e tij rreth mundësisë së vendosjes së sanksioneve, duke shtuar se nuk ka thënë asgjë të re, sepse pushteti aktual nuk do ta sjell vendin në izolim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco