Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Zgjedhjet në Mal të Zi: Duhet raund i dytë sipas projeksioneve

Zgjedhjet në Mal të Zi: Duhet raund i dytë sipas projeksioneve

21:02, 19/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati për president i DPS-së Milo Gjukanoviq fitoi 36.6 për qind sipas parashikimeve paraprake të rezultateve të CeMI bazuar në 46.2 për qind të mostrës së përpunuar, shkruan vijesti.me, transmeton Gazeta Express.

Në zgjedhjet më të rëndëishme në vitet e fundit në Mal të Zi, sipas rezultateteve të para, do të duhet edhe një raund i dytë pasi që askush nuk ka arritur që të fitojë mbi 50% të votave. Vendi po kalon nëpër krizë politike, pasi që Gjukanoviq shpërndau edhe Kuvendin disa ditë para zgjdhjeve për president ndërsa kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviq, është shkarkuar disa muaj më aprë por asnjë parti nuk ka arritur të krijonte shumicën e nevojshme për të emëruar kryeminsitër të ri.

Në rezultate tjera, Kandidati i Lëvizjes Evropa Tani Jakov Milatoviq fitoi 26,8 për qind, Fronti Demokratik Andrija Mandiq 20 për qind, Mali i Zi Demokratik Aleksa Beçiq 11,7 për qind.

Kandidatja e SDPA-së Draginja Vuksanović Stanković fitoi 2.8 për qind, kandidati për Malin e Zi të Bashkuar Goran Danilović 1.3 për qind dhe ndikuesi Jovan Radulović Jodžir 0.8 për qind.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco