Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, rritje e të interesuarve për të votuar

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, rritje e të interesuarve për të votuar

17:41, 19/03/2023
A+ Aa A-

Sot në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet presidenciale dhe në garë për president janë shtatë kandidatë.

Kështu, atje, qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 20:00.

Dhe deri në orën 15:00 atje kanë votuar 43,76 për qind e votuesve, njoftoi kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Nikolla Mugosha, shkruajnë mediat në Mal të Zi.

Ndërkohë, deri në orën 17:00 kanë votuar 52,40 për qind e votuesve të regjistruar.

Ana Neneziq nga CEMI ka thënë për TVCG se pjesëmarrja ishte pak më e lartë se në zgjedhjet e mëparshme presidenciale në vitin 2018 dhe diku në nivelin e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016.

Por ajo gjithashtu thotë se pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale është gjithmonë pak më e ulët se në zgjedhjet parlamentare.

“Kjo përqindje ishte gjithmonë ndërmjet 62 dhe deri në 65 për qind. Këtë herë, mendoj se pjesëmarrja mund të shkojë deri në 68 për qind, sepse kemi liderë partish që janë kandidatë për president”, ka thënë Neneziq për TVCG, përcjell Telegrafi.

Një influencues pa përvojë politike, presidenti aktual, katër kandidatë të tjerë dhe një kandidate femër, janë në listën zgjedhore në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi.

Nëse nuk ndodh që një kandidat fiton më shumë se gjysmën e votave në raundin e parë të votimit, pason raundi i dytë i votimit, i cili do të mbahet më 2 prill. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco