Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Deklarata e fortë e Vuçiçit një natë para takimit në Ohër me Kurtin: Lufta e III-të Botërore afër, detyrë e imja të mbroj Serbinë

Deklarata e fortë e Vuçiçit një natë para takimit në Ohër me Kurtin: Lufta e III-të Botërore afër, detyrë e imja të mbroj Serbinë

21:41, 17/03/2023
A+ Aa A-

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, një natë para takimit në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka bërë parashikime “apokaliptike”.

Gjatë një fjalimi të tij para qytetarëve, ai ka thënë se Lufta e III-të Botërore nuk është larg dhe se detyrë e tij është që ta shpëtojë Serbinë, raporton “Gazeta Express”.

Vuçiç ka thënë se serbët mund të përballen me pasoja demografike, juridike dhe të tjera, por qëllimi është që shteti serb të jetë i sigurt dhe të evitohen konfliktet dhe luftërat e të tjerëve.

“Kjo është detyra jonë e shenjtë. S’mund të më thuash mua se çfarë janë emocionet, që unë jam i pazemër. Është detyrë e imja të jem i ftohtë, që ta ruajë paqen për fëmijët tanë dhe të shpëtoj jetët e mijëra njerëzve. Do të këmbëngulë në këtë gjë”, ka thënë presidenti serb.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco