Panik në Gjykatën e Larisës, i riu tenton t’i japë fund jetës duke u vetëvarur me litar në katin e tretë

Panik në Gjykatën e Larisës, i riu tenton t’i japë fund jetës duke u vetëvarur me litar në katin e tretë

18:32, 17/03/2023
A+ Aa A-

Paniku ka pushtuar pasditen e së premtes Gjykatën e Larisës, pasi një i ri ka tentuar t’i japë fund jetës. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, kur një i ri rreth të 25-ve, pa u vënë re nga askush, është vetëvarur me litar nga kati i tretë, duke tentuar vetëvrasjen.

I riu ndodhej në Gjykatë për vjedhje, kur në rrethana të paqarta tentoi t’i jepte fund jetës. Në atë moment dy gra kuptuan se çfarë po ndodhte dhe u përpoqën ta mbanin nga këmbët për t’i shpëtuar jetën. Me gjakftohtësi të madhe e kanë mbajtur nga gjymtyrët e poshtme, derisa ka mbërritur policia.

Një nga dy femrat që reagoi me shumë gjakftohtësi duke i shpëtuar jetën, ndërsa në një deklaratë për mediat tha: Po dilja nga një zyrë, kur dëgjova një zonjë që bërtiste “ndihmë” duke parë të riun të hidhej në boshllëkun e shkallëve. Pashë të riun të varur me litar në qafë në shkallët e brendshme të ndërtesës midis katit të tretë dhe të dytë. Vrapova me një zonjë tjetër dhe ia mbajtëm këmbët sa më shumë që të mos binte e të varej. Më në fund erdhi policia dhe mori në dorë situatën. Jam ende në shok…

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco