Shpërndau parlamentin në Mal të Zi, Gjukanoviç flet sot për zgjedhjet e parakohshme

Shpërndau parlamentin në Mal të Zi, Gjukanoviç flet sot për zgjedhjet e parakohshme

10:44, 17/03/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç do të mbajë një konferencë për shtyp këtë të premte në orën 13:00, ku do të flasë në lidhje me zgjedhjet e parakoshme parlamentare.

Lajmin e bëri të ditur Zyra e Presidencës, shkruan Vijesti.

Fjalimi i Gjukanoviç, vjen pasi ky i fundit vendosi që të shpërndajë parlamentin, pasi i mandatuari për formimin e qeverisë së re, Miodrag Lekiç nuk arriti të formonte shumicën brenda afateve.

Qeveria aktuale e Dritan Abazoviçit para shtatë muajsh u rrëzua nga një mocion mosbesimi. Ekzekutivi u rrëzua pasi Abazoviç nënshkroi Marrëveshjen Bazë me Kishën Ortodokse Serbe në gusht të vitit 2022.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi u mbajtën më 30 gusht të vitit 2020. Zgjedhjet e reja që do të shpallen do të jenë të gjashtat që Mali i Zi ka mbajtur që nga pavarësia më 2006.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco