Flet mjeku i cili tentoi ta shpëtonte Zoran Gjingjiçin: Mëlçinë e kishte të copëtuar

Flet mjeku i cili tentoi ta shpëtonte Zoran Gjingjiçin: Mëlçinë e kishte të copëtuar

15:05, 12/03/2023
A+ Aa A-

12 marsi i vitit 2003, shënon datën kur u vra kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiç.

Dy dekada më pas, ka folur mjeku i cili kishte tentuar që ta shpëtonte atë.

Kardiokirugu Miljko Ristiç, ka dhënë detaje rreth rastit që ai kishte ndërhyrë të cilat nuk ishin dëgjuar më parë.

Ristiç tha se Gjingjiç kishte plagë hyrëse në anën e djathtë të gjoksit, ndërsa plaga dalëse ishte në anën e majtë të gjoksit, shkruajnë mediat serbe.

‘Prandaj plumbi është qëlluar nga lartësia pasi nuk ka pasur rrugë horizontale. Për mua është dilemë nëse kryeministri ka hyrë me kokë nga dera e qeverisë apo me kurriz. Nuk është logjike. Nëse ka hyrë me kokë nga dera, në ato rrethana është e pamundur që të shtënat të jetë qëlluar nga rruga e dyshuar, por plumbi ka ardhur nga drejtimi krejtësisht i kundërt’, tha Ristiç.

Mjeku theksoi se tanimë kryeministri i ndjerë kishte një plagë të madhe në mëlçi.

‘Mund të ishte zgjidhur kirurgjikisht, megjithatë, vumë re se diçka nuk shkonte. Vendosëm ta hapnim barkun dhe doli një sasi e madhe gjaku. Mëlçia u nda në një mijë copë’, tha ai.

Ndër të tjera, kardiokirurgu tregoi se plumbi i cili e kishte qëlluar Zoran Gjingjiçin, kishte një forcë anësore shkatërruese, dhe se ishte nga ata plumba që quhen ‘dum-dum’ me dy kërcitje.

Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiç, u vra në shkallët e selisë së Qeverisë serbe rreth orës 12:30 të mesditës të datës 12 mars, 20 vjet më parë.

Plumbi i kaloi në zemër dhe ai u dërgua me urgjencë në spital.

Anëtari i Beretave të Kuqe Zvezdan Jovanoviç, kishte qëlluar të dy plumbat nga një snajper nga një distancë prej 130 metrash nga ndërtesa e ‘Admiral Geprat’, i cili më vonë u dënua me 40 vjet burg.

Ndërkaq shefi i sigurimit Milan Veruoviç, i cili kujdesej për sigurinë në atë kohë për kryeministrin serb, Zoran Gjingjiç, u plagos rëndë nga plumbi i dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco