Maqedonia e Veriut miraton kontratën për ndërtimin e Korridorit 8, Grubi: Ditë historike

Maqedonia e Veriut miraton kontratën për ndërtimin e Korridorit 8, Grubi: Ditë historike

21:16, 07/03/2023
A+ Aa A-

Zvendës/kryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, është miratuar përmbajtja e Kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

Në një status në rrjetin social “Facebook”, Grubi shkruan se tashmë gjithçka është gati për të hedhur nga nesër nënshkrimin për fillimin e punimeve, të atij që ai e cilëson si projektin që do të kenë impakt të jashtëzakonshëm në zhvillimin e rajonit.

“DITË HISTORIKE! Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam përmbajtjen e Kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, produkt i negociatave konstruktive dhe dinamike që u zhvilluan për 28 ditë mes konsulentit tonë të përzgjedhur për transaksion financiar IRD Engineering dhe konzorciumit ndërkombëtar Bechtel Enka.

Gjithçka gati për të hedhur që nesër nënshkrimin në aktin më të rëndësishëm që i jep fund pritjes për fillimin e punimeve të projekteve të infrastrukturës bashkëkohore rrugore që do të shkurtojnë distancat dhe do të kenë impakt të jashtëzakonshëm në zhvillimin e vendit dhe rajonit. Mbi skepticizmin dhe obstruksionet, triumfoi guximi, vizioni dhe vendosshmëria ! Urime të gjithëve!”-tha Artan Grubi.

Korridori 8 është një nga projektet më të rëndësishme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në mbledhjen e përbashkët të qeverisë të Maqedonisë së Veriut dhe qeverisë shqiptare  të mbajtur në nëntor të vitit të kaluar, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha: “Korridori 8 është i rëndësishëm jo vetëm për shkak të ndërlidhjes së transportit rrugor me atë hekurudhor, por edhe për shkak të çështjeve të sigurisë që sot ngrihen, pasi do të lidhte Mesdheun me Detin e Zi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco