Treni i vdekjes/ Zbardhet dëshmia e përgjegjësit të stacionit të Larisës

Treni i vdekjes/ Zbardhet dëshmia e përgjegjësit të stacionit të Larisës

19:38, 07/03/2023
A+ Aa A-

Autoritetet greke vijojnë me hetimet për aksidentin tragjik në Greqi.

Rol kryesor në këto hetime ka përgjegjësi i stacionit të Larisës, Vassilit Samaras, i cili ka dëshmuar para hetuesve.

59-vjeçari, gjatë 7 orëve e gjysmë që ka qenë përballë hetuesisë, u është përgjigjur pyetjeve lidhur me aksidentin fatal që çoi në vdekjen e 57 personave.

Ai ka treguar para hetuesve se nuk e mbante mend plotësisht atë se çfarë ndodhi, ndërsa u përpoq që përgjegjësinë t’ua hidhte makinistëve të cilët sipas tij nuk njoftuan se çelësat nuk ishin të drejtë, por diagonalë.

Ndërkohë, për tragjedinë ka folur edhe një i mbijetuar i cili ka treguar për mediat greke momentin kur treni me të cilin ai po udhëtonte shpërtheu në flakë pas përplasjes tragjike.

‘Fëmijët qanin, gratë bërtisnin, dhe të gjithë ishim në panik. Shkuam të hapnim derën, por ajo ishte e bllokuar dhe dikush na dha idenë të dilnim nga xhamat e thyer’, thotë Stefanos Gogakos.

Në momentin e tragjedisë në tren ishin 350 pasagjerë shumica prej tyre studente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco