Lirohet nga burgu një prej të dënuarve për vrasjen e Gjingjiqit

Lirohet nga burgu një prej të dënuarve për vrasjen e Gjingjiqit

14:05, 07/03/2023
A+ Aa A-

Dushan Kërsmanoviq, ish-pjesëtar i klanit “Zemun”, që akuzohet për vrasjen e ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq, është liruar nga burg. Kërsmanoviq është liruar pak para 20-vjetorit të vrasjes së Gjingjiqit, raporton “N1”.

Ai është liruar pasi ka mbushur 20 vjet në burg. Kërsmanoviq ishte dënuar me 30 vjet burgim në shkallën e parë, por dënimi i tij u reduktua në 20 vjet me vendim të Gjykatës së Apelit.

Gjingjiq ishte vrarë më 12 mars 2003.

Ai konsiderohet se ka qenë lider properëndimor serb.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco