Identifikohen përmes ADN-së 52 viktimat e aksidentit tragjik në Greqi, njoftohen familjet për trupat

Identifikohen përmes ADN-së 52 viktimat e aksidentit tragjik në Greqi, njoftohen familjet për trupat

16:44, 03/03/2023
A+ Aa A-

Pesëdhjetë e dy trupa janë identifikuar përmes analizës së ADN, të cilët humbën jetën në aksidentin e frikshëm në Larisa të Greqisë.

Në një komunikim zyrtar policia ka bërë me dije se po vijon identifikimi i viktimave të tjera, ndërsa shton se disa prej trupa janë në gjendje tepër të rëndë, pasi janë djegur plotësisht.

Sakaq, në prani të psikologëve, janë njoftuar 14 familje për të afërmit e tyre që janë identifikuar mes viktimave.

Po ashtu pranë drejtorisë së policisë se Tepme, janë mbledhur sende personale të pasagjerëve që janë gjetur në vagonë, ndërsa u është bërë thirrje qytetarëve që dyshojnë që kanë pasur familjarë në “trenin e vdekjes” që të shkojnë për të identifikuar sendet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco