Rada Trajkoviq ndalohet sërish nga policia kufitare në Beograd

Rada Trajkoviq ndalohet sërish nga policia kufitare në Beograd

14:02, 03/03/2023
A+ Aa A-

Rada Trajkoviq është ndaluar nga policia kufitare në aeroportin e Beogradit.

Këshilltarja politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiqit, e ka bërë të ditur këtë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, duke thënë se po i ndodh serish një ndalim nga shteti serb.

 “Po flasim për Serbinë në BE dhe në Ballkanin e Hapur, ndërkaq liria e lëvizjes është e kufizuar në mënyrë të paarsyeshme dhe jokushtetuese për mua dhe familjen time”.

“Pyetje për presidentin, kryeministren dhe qeverinë e Serbisë: pse po e bëni këtë?”, ka shkruar Trajkoviq.

E kontaktuar nga klankosova.tv, ajo deklaroi se avokati i saj ka kërkuar sqarim nga Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë dhe Ministria e Brendshme e Serbisë, por që nuk i janë përgjigjur.

Kujtojmë se një ndalim tjetër i ishte bërë Trajkoviqit edhe në dhjetor të vitit të kaluar në Merdarë nga ana e Serbisë, për çka ajo pat deklaruar se iu ishin konfiskuar dokumentet dhe iu pengua liria e lëvizjes për më shumë se 12 orë, si dhe se kishte mbetur pa terapinë e rregullt me ​​insulinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco