Rrëfimi i dëshmitarit që dëgjoi shpërthimin e bombës në Gjykatën Themelore në Podgoricë

Rrëfimi i dëshmitarit që dëgjoi shpërthimin e bombës në Gjykatën Themelore në Podgoricë

13:41, 03/03/2023
A+ Aa A-

Një qytetar që ishte në afërsi të shpërthimit para ndërtesës së Gjykatës Themelore në Podgoricë ka thënë për “Vijesti” se ka dëgjuar “se diçka ka shpërthyer”.

“Ishim në një kafe që po rinovohej. Ishim ulur, erdhi një kamion për të shkarkuar mallin. Diçka bëri zhurmë, menduam se rampa nga kamioni kishte rënë. Një grua filloi të vajtojë, këtë e pamë”, tha dëshmitari okular Dragan Bosniq.

Ai shtoi se në vendngjarje kanë dalë menjëherë pjesëtarë të policisë dhe ekipet e ambulancës.

40 vjeçari Mladen Bulatoviq vdiq pasi shpërtheu një granatë dore në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë.

Sipas të njëjtave informacione, nga shpërthimi i bombës kanë mbetur të plagosur pesë persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco