Aksidenti tragjik në Greqi/ Koordinatori i operacionit: Do çmontojmë vagonat, viktimat mund të rriten

Aksidenti tragjik në Greqi/ Koordinatori i operacionit: Do çmontojmë vagonat, viktimat mund të rriten

10:44, 03/03/2023
A+ Aa A-

Konstantinos Imanimidis, koordinator i operacionit të kërkim shpëtimit në aksidentin e trenave në Greqi, ka zbuluar në një intervistë për Euronews Albania të dhënat më të fundit nga operacioni që po zhvillohet.

Imanimidis bën me dije se tashmë do të bëhet dhe çmontimi i vagonave të dëmtuar, duke bërë që të nxirren dhe trupat e viktimave që rezultojnë të zhdukur.

Kjo sipas tij do të bëhet ditën e sotme dhe mund të çojë në një rritje të viktimave nga aksidenti, të cilët aktualisht numërohen në 57.  

Imanimidis: Po përpiqemi të stabilizojmë terrenin, do të përpiqemi që të çmontojmë gjithë vagonat e dëmtuar, bëjmë rregullimin e shinave dhe në këtë lloj forme te behet dhe pastrimi i vendit të ngjarjes.

Ka mundësi të lartë që do të gjejmë disa trupa viktimash sepse në momentin kur gjithë vagonat të lëvizin, do të jetë më e lehtë dhe do të rikërkohet për kufomat e të humburve dhe do të shikojmë në qoftë se mund të gjejmë diçka prej tyre.

Është e pamundur të themi një numër të saktë të viktimave, por ajo që mund të them me siguri është se operacioni i kërkim shpëtimit do të vazhdoje, do të kërkohet për çdo send të tyre, çdo mjet që mund të identifikojë ata.

Zjarrfiksit thonë se do të përpiqen që ditën e sotme që puna e tyre të mbarojë, por kjo varet dhe nga kushtet e motit dhe situata, por do vazhdojmë të bëjmë punën tonë që të paktën çdokush që ka qenë në atë tren të gjendet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco