Shkon në 43 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Greqi, Mitsotakis: Shkak, një gabim njerëzor

Shkon në 43 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Greqi, Mitsotakis: Shkak, një gabim njerëzor

21:48, 01/03/2023
A+ Aa A-

Rritet numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Larisa të Greqisë. Autoritetet në spitalin e përgjithshëm të Larisas thanë se numri i të vrarëve ka shkuar në 43. Ky konsiderohet si një prej aksidente më të rënda hekurudhore në vend.

Në një deklaratë publike, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se nga të dhënat e deritanishme, shkak i aksidentit duket se u bë një gabim njerëzor.

Për ngjarjen dha dorëheqjen Ministri i Transporteve, Kostas Karamanlis. Ai tha se e kishte të pamundur qëndrimin në detyrë përballë një ngjarjeje kaq tragjike dhe se merrte përgjegjësi për dështimin e shtetit grek. Ekipet e shpëtim kërkimin vijojnë ende kërkimet për të mbijetuar në vendngjarje.

Ndërkohë, në zyrat qendrore në Athinë të firmës që menaxhon hekurudhën, Hellenic Train, u mblodhën me qindra protestues. Ata u ulën në rrugë dhe ndezën qirinj në nder të viktimave.

Për ngjarjen janë vënë në pranga përgjegjësi i turnit në stacionin hekurudhor të Tempit dhe përfaqësuesi i firmës Hellenic Train.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco