FOTO/ Trenat në Greqi: Skena tronditëse në spitalet e Larisës – shumica e të vdekurve janë studentë

FOTO/ Trenat në Greqi: Skena tronditëse në spitalet e Larisës – shumica e të vdekurve janë studentë

07:49, 01/03/2023
A+ Aa A-

Pamja nga spitalet e Larisës, ku janë marrë dhjetëra të plagosur pas aksidentit të trenit në luginën e Tempes, është zemërthyese.

Sipas informacioneve të GrTimes, deri më tani Spitali i Përgjithshëm i qytetit numëron 14 të vdekur dhe 20 të plagosur, disa të transferuar në Spitalin Ushtarak, i cili është në gatishmëri që nga mbrëmë. Ajo që është më e dhimbshme që mësohet nga Spitali i Përgjithshëm është fakti se shumica e të vdekurve janë studentë, që ktheheshin nga pushimet.

Ndërkohë në Spitalin Universitar janë transferuar trupat e 9 personave dhe 48 të plagosurve, prej të cilëve dy janë të intubuar në terapi intensive dhe janë në gjendje kritike për jetën.

Gjithashtu, duhet theksuar se mes të plagosurve janë dy fëmijë përkatësisht 7 vjeç dhe 9 muajsh, të cilët mësohet se kanë mbetur të plagosur lehtë.

Të afërmit e pasagjerëve të trenit fatal ishin mbledhur jashtë spitalit që në orët e para të mëngjesit në pritje për të mësuar disa lajme për njerëzit e tyre./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco