Facebook mbyll mijëra profilet të rreme të partisë së Vuçiç

Facebook mbyll mijëra profilet të rreme të partisë së Vuçiç

13:42, 26/02/2023
A+ Aa A-

Kompania e rrjeteve sociale “Meta” e cila ka në përbërje Facebook dhe Instagram raporton se ka mbyllur me dhjetëra profile të rreme të Partisë Përparimtare Serbe, të cilat përdoreshin për propagandë.

Sipas raportit për tremujorin e fundit të vitit 2022, META bën me dije se ka mbyllur 5374 profile dhe 12 grupe në Facebook si dhe 100 llogari në Instagram të SNS.

Duke iu referuar deklaratave të Meta, SNS ka shpenzuar mbi 150 mijë euro për propagandë pro-qeveritare në këto dy rrjete sociale.

Këto llogari funksiononin në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra dhe përmbajtja e tyre arriti në qindra mijëra njerëz, përpara se të pezulloheshin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco