Një delegacion nga Republika Serbe e Bosnjës priten me duartrokitje në Dumën ruse, përgjigjen duke ngritur tre gishtat

Një delegacion nga Republika Serbe e Bosnjës priten me duartrokitje në Dumën ruse, përgjigjen duke ngritur tre gishtat

15:36, 23/02/2023
A+ Aa A-

Ndonëse e gjithë bota po shmang vizitat në Moskë për shkak të agresionit rus në Ukrainë, një delegacion i Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, përveçse ka bërë një gjë të tillë, madje edhe janë mburrur me këtë.

Sipas mediave të huajai, bëhet fjalë për një vizitë të një delegacioni të Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe, të kryesuar nga kryetari i këtij institucioni, Nenad Stevandiq, në një seancë të Dumës së Rusisë.

Siç thuhet më tej, në seancën e Dumës, delegacioni në fjalë u prit me duartrokitje të forta.

Mirëpritja u transmetua publikisht, ndaj në rrjetet sociale mund të gjendet pamje ku shihen deputetët duke bërë me dorë dhe duke ngritur tre gishtat.

Ndër tjerash, delegacioni nga Republika Serbe theksohet se ka biseduar me delegacionet ruse për “marrëdhëniet ndërmjet RS-së dhe Rusisë, bashkëpunimin e deritanishëm dhe vazhdimin e realizimit të projekteve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco