VIDEOLAJM/ Momente dramatike nga tërmeti, lëkundjet vijuan për 100 sekonda

14:10, 06/02/2023
A+ Aa A-

Të tjera pamje dramatike janë bërë publike nga tërmeti tragjik 7.8 ballë që goditi 10 qytete të Turqisë mëngjesin e sotëm duke lënë pas më shumë se 1500 të vdekur, mbi 6000 të plagosur dhe mbi 1700 ndërtesa të shkatërruara.

Nga videot e kamerave të sigurisë të postuara në rrjetet sociale dallohet se lëkundjet e fuqishme të tërmetit kanë vijuar për më shumë se 1 minutë e gjysmë duke shkatërruar çdo gjë.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco