Media boshnjake publikon dokumentin: Vuçiçit pas luftës në Kosovë iu ndalua hyrja në BE

Media boshnjake publikon dokumentin: Vuçiçit pas luftës në Kosovë iu ndalua hyrja në BE

19:32, 29/01/2023
A+ Aa A-

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, pas luftës në Kosovë ishte vënë nën sanksione nga Bashkimi Europian.

Mediumi boshnjak, Istraga, ka publikuar dokumentin ku Vuçiqit, si pjesë e regjimit të Sllobodan Millosheviçit, i ishte ndaluar hyrja në BE.

Atëherë Vuçiç ishte ministër i Informacionit.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në shtator 1999 ishte nën sanksionet e BE-së. Si pjesë e regjimit të Slobodan Millosheviçit, Vuçiçit iu ndalua hyrja në BE. Në atë periudhë, Aleksander Vuçiç ishte ministër i Informimit në Qeverinë e Serbisë”, shkruan Istraga në Twitter.

Vendimi i Këshillit të BE-së mban datën 13 shtator 1999.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco