Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

E rëndë në Greqi, babai vret veten në banesë, vajza e mitur e gjen e para

E rëndë në Greqi, babai vret veten në banesë, vajza e mitur e gjen e para

13:04, 27/01/2023
A+ Aa A-

Një 40-vjeçar ka qëlluar veten me armë gjahu duke i dhënë fund jetës, në Kretë.

Pjesa tronditëse e rastit, sipas informacioneve, është se 40-vjeçari është vetëvrarë në shtëpi teksa familja e tij ndodhej brenda. 

Në fakt, vajza e tij e mitur ka qenë ajo që e ka parë e para pas të shtënave fatale. Ai është gjetur, siç thonë informacionet, i vdekur dhe i ulur në karrige.

Nuk janë bërë të ditura arsyet pse 40-vjeçari vendosi t'i japë fund jetës . 

Dyshohet se nuk ka pasur ndonjë problem financiar, por policët që kanë marrë përsipër rastin po vazhdojnë hetimet për të kuptuar se çfarë e ka çuar në këtë akt tragjik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco