Tetovë/ Marrin ‘kthesë’ hetimet për vrasjen e 16-vjeçarit! E dashura e tij mohon krimin, implikon dy persona të tjerë

Tetovë/ Marrin ‘kthesë’ hetimet për vrasjen e 16-vjeçarit! E dashura e tij mohon krimin, implikon dy persona të tjerë

10:35, 28/12/2022
A+ Aa A-

Adoleshentja, që akuzoi se vrau të dashurin e saj mbrëmjen e 21 dhjetorit në Tetovë, ka dalë para gjykatës ku ka mohuar krimin.

Ajo ka implikuar në ngjarje dy persona të tjerë por ka refuzuar që t’i identifikojë, duke marrë një kthesë tjetër hetimet për ngjarjen.

“Gjatë marrjes në pyetje, vajza ka mohuar veprën dhe ka thënë se janë të implikuar dy persona tjerë, të cilët nuk i ka identifikuar. E mitura mohoi çfarëdo lloj implikimi apo veprimi që ka shkaktuar pasojat e vdekjes tek i mituri B.S. Nga përmbajtja e deklaratës së saj mund të konstatohet një zhvendosje e pistës së hetimit në më së paku dy persona të tjerë deri më tani të pa identifikuar”, thanë hetuesve.

Gjatë mbajtjes së seancës ditën e djeshme nxënësit e klasës së viktimës duke kërkuar drejtësi për 16-vjeçarit.

Sipas policisë, ai u godit me mjete të mprehta në kokë nga e dashura e tij, e cila më pas hodhi trupin e pajetë të adoleshentit në ujërat e lumit Shkumbin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco