Mediat serbe: Franca, Gjermania, Italia e Britania presion Vuçiç të heqë barrikadat brenda 24 orëve

Mediat serbe: Franca, Gjermania, Italia e Britania presion Vuçiç të heqë barrikadat brenda 24 orëve

09:10, 26/12/2022
A+ Aa A-

Ambasadorët e vendeve të Kuintit: Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar, i bëjnë apel presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiçit, për të tërhequr barrikadat nga veriu i Kosovës. Ndryshe, paralajmërojnë ato, do të nxisin qeverinë e Kosovës për ta bërë këtë gjë.

Mediat serbe konfirmojnë se Ambasadorët e shteteve të Kuintit i kanë dërguar kërkesë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që serbët në veri të Kosovës dhe Metohisë t'i heqin barrikadat brenda 24 orëve.

“Informer” raporton se ambasadorët e Kuintit mbrëmjen e djeshme i kanë dërguar ultimatum Vuçiçit që brenda 24 orëve të heqë barrikadat, pasi në të kundërtën do ta lënë qeverinë kosovare që të ndërhyjë vetë tek serbët në veri të Kosovës.

“Ky është informacion jozyrtar, i verifikuar nga disa burime, pikërisht sot (të dielën) në mbrëmje, rreth gjysmë ore më parë, ku ambasadorët e Quintit i kanë dërguar ultimatum të hapur Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që brenda 24 orëve të largohen barrikadat, në të kundërtën, Qeverinë “Kurti” nuk e pengon më asgjë që të zbatojë ligjin”, citohet të jetë shprehur kryeredaktori i “Informer”, Dragan J. Vuçiçeviç, në një intervistë televizive në TV Pink.

Kujtojmë se të shtëna janë dëgjuar në Zubina Potok rreth orës 19:45 të së dielës, të cilat do të konfirmoheshin më pas edhe nga KFOR-i.

Nga ana e tij Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbrëmjen e së dielës pasi një takim urgjent me kryeministren Ana Brnabiç dhe lidershipin ushtarak, ndërsa pas takimit me presidentin Vuçiç, Shefi i Shtabit i ushtrisë Milan Mojsiloviç lajmëroi se do të nisej me urgjencë në Rashkë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco