9 vjeçari në Zagreb mbeti pa katër gishta pasi i shpërtheu fishekzjarri në dorë

9 vjeçari në Zagreb mbeti pa katër gishta pasi i shpërtheu fishekzjarri në dorë

09:13, 23/12/2022
A+ Aa A-

Një femijë nëntëvjeçar nga Zagrebi, Kroaci, humbi katër gishtat e dorës së majtë pasi i shpërtheu fishekzjarri në dorën e tij.

Siç raportohet, mjekët u përpoqën t’ia shpëtonin dorën djaloshit për gjashtë orë në sallën e operacionit, por me gjithë përpjekjeve, ai mbeti pa katër gishta.

Nëntëvjeçari është ende në intubim përveç dorës iu janë dëmtuar edhe rrugët e frymëmarrjes. Kjo ndodhi pasi ai kishte gëlltitur tymin pas ndezjes së fishekzjarrit.

Djaloshi thuhet se e kishte mbajtur në dorë fishekzjarrin dhjetë centimetra të gjatë dhe tre centimetra të trashë, dhe ka arritur ta ndezë me shkrepëse e cila shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe ka shkaktuar lëndime të rënda. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco