Parlamenti në Bullgari rrëzon emrin e Kryeministrit

Parlamenti në Bullgari rrëzon emrin e Kryeministrit

18:56, 14/12/2022
A+ Aa A-

Përpjekja e parë për formimin e kabinetit qeveritar, dy muaj pas zgjedhjeve në Bullgari, ka përfunduar pa sukses. Partitë “Vazhdojmë me ndryshimet”, “Rilindja”, Partia Socialiste Bullgare dhe “Bullgaria Demokratike” sot në Kuvendin Kombëtar kanë votuar kundër propozim-kabinetit të ri qeveritar, i propozuar nga partia GERB. Partia e Bojko Borisovit për kryeministër e kandidoi Nikolaj Gabrovskin, por ai nuk arriti të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave.

“Ashtu si në mandatin e parë u bë e qartë edhe sot, nga partia “Vazhdojmë me ndryshimet”, deklaruan se GERB ua diktojnë programin politik, pra votojnë njësoj për të gjitha çështjet e rëndësishme të brendshme por edhe të jashtme, kështu që ne nuk mund të mbështesim një kabinet të këtillë”.

Pas këtij dështimi pritet që partia “Vazhdojmë me ndryshimet” e ish-kryeministrit Kiril Petkov të marrë mandatin për formimin e Qeverisë, por ata edhe nëse formojnë koalicion me “Bullgarinë Demokratike”, siç mendohet, kanë vetëm 73 vota në Parlament.

Gjithë kjo sipas disa analistëve konsiderohet sinjal se Bullgaria tashmë po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të pestat me radhë brenda dy viteve, me shumë gjasë në mars të vitit të ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco