Pse Erdogan vendosi të kërcënojë Athinën me raketat ‘Tajfun’?

Pse Erdogan vendosi të kërcënojë Athinën me raketat ‘Tajfun’?

11:30, 12/12/2022
A+ Aa A-

BILD

Presidenti turk, Rexhep Erdogan, kërcënoi indirekt me një sulm me raketa mbi Athinë, nëse Greqia nuk ‘qetësohet’ në mosmarrëveshjen mbi ishujt grekë.

Greqia është nervoze sepse raketa ‘Tajfun’ e prodhuar në Turqi, mund të godasë edhe Athinën, tha Erdogan të dielën në mbrëmje në një takim me të rinjtë në Samsun, në Turqinë veriore. “Sigurisht, ky prodhim i bën grekët nervozë. Sapo përmendet ‘Tajfuni’, grekët nervozohen”, tha presidenti turk.

Sfondi i deklaratave për raketat është mosmarrëvesha mbi ishujt e shumtë të banuar dhe të pabanuar në Mesdheun lindor. Turqia po sfidon sovranitetin grek mbi këto ishuj dhe kërkon tërheqjen e të gjitha trupave greke.

Kërcënimi i Erdoganit për Athinën: ‘Nëse përpiqesh që të marrësh gjëra aty-këtu, atëherë një vend si Turqia nuk do të qëndrojë duarkryq’.

Situata mes dy partnerëve të NATO-s në Egje është jashtëzakonisht e tensionuar për momentin. Erdogan e ka kërcënuar vazhdimisht Greqinë gjatë javëve të fundit me fjalinë: “Munë të vijmë papritur gjatë natës”.

Tani vjen kërcënimi me raketa!

Sipas transmetuesit shtetëror TRT, rrezja e raketës balistike ‘Tajfun’ vlerësohet të paktën 300 kilometra- kjo është afërsisht distanca që ndan kryeqytetin grek nga Turqia. Sipas TRT, raketa tashmë është testuar me sukses në Detin e Zi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco