Arrestohet Prokurori Special në Mal të Zi, akuzohet si anëtar i organizatës kriminale

Arrestohet Prokurori Special në Mal të Zi, akuzohet si anëtar i organizatës kriminale

19:43, 09/12/2022
A+ Aa A-

Prokurori special Sasha Çagjenoviç është arrestuar sot në Podgoricë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe disa vepra tjera penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Çagjenoviç është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit malazez.

“Sipas urdhrit të Prokurorisë Speciale të Shtetit, Departamenti Special i Policisë ia ka privuar lirinë prokurorit special S.Ç mëngjesin e sotëm”-shkruajnë mediat e huaja.

Dyshohet se Çađenoviç akuzohet për kryerjen e veprave penale duke nisur nga viti 2020 deri në 2022.

“Prokuroria Speciale e Shtetit do ta informojë publikun me kohë për veprimet e saj të mëtejeshme dhe gjendjen e procedurës dhe posaçërisht theksoj se organet shtetërore, mediat, shoqatat e qytetarëve, fytyrat publike dhe personat e tjerë janë të obliguar t'i përmbahen.

Prezumimi i pafajësisë dhe deklarimi i tyre publik për procedurën është në zhvillim e sipër, të mos shkelin rregullat e tjera të procedurës dhe të drejtat e personit ndaj të cilit po zhvillohet procedura”, ka thënë prokurori i shtetit Vukas Radonjiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco