Anëtarësimi në NATO, Finlanda josh Turqinë me armë, shpejt mund të nisin eksportet

Anëtarësimi në NATO, Finlanda josh Turqinë me armë, shpejt mund të nisin eksportet

11:41, 09/12/2022
A+ Aa A-

Finlanda po konsideron eksportimin e armëve në Turqi, në këmbim të dritës jeshile për anëtarësimin në NATO. Këtë tha ministri i Mbrojtjes së këtij vendi Antti Kaikkonen. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, pas takimit me homologun turk  Hulusi Akar në Ankara, ministri finlandez pohoi se po zhvilloheshin diskutime paraprake me industrinë e armëve që në të ardhmen e afërt të kishte eksporte të mundshme drejt këtij vendi.

“Finlanda po konsideron eksportimin e materialeve të mbrojtjes duke i shqyrtuar rastet një nga një. Memorandumi tre palësh të cilin e firmosëm në Madrid në muajin qershor, thotë se nuk ka më embargo armësh ndaj Turqisë”, tha Kaikkonen.

E megjithatë një politikan më peshë në partinë në pushtet në Turqi, AK, tha se vendi nuk e kishte me ngut miratimin e aplikimit të Suedisë dhe Finlandës, duke sqaruar se ratifikimi do të varej nga përmbushja e kërkesave të Ankarasë.

Të dyja vendet nordike kanë kërkuar t’i bashkohen NATO-s pas nisjes së luftës ruse në Ukrainë në muajin shkurt, por Turqia anëtare refuzoi të mbështeste kërkesën deri në përmbushjen e një sërë kushteve, përfshirë mbajtja e një qëndrimi më të fortë ndaj militantëve kurdë dhe heqja e embargos së armëve.

“Ardhja e ministrit finlandez të mbrojtjes në Turqi është një hap i rëndësishëm. Sepse nuk ka pasur asnjë njoftim nga Finlanda që kanë hequr embargon e armëve ndaj nesh. Ne presim një shpjegim prej tyre”, tha Cavusoglu.

NATO i merr vendimet me konsensus, çka nënkupton se parlamentet e të 30 vendeve anëtare duhet të aprovojnë aplikimin e Suedisë dhe Finlandës për në NATO. Pavarësisht dakordësisë në samitin e Madridit, Turqia ende nuk e ka ratifikuar kërkesën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco