Provokon Vuçiç, publikon foto me shefat e ushtrisë serbe

Provokon Vuçiç, publikon foto me shefat e ushtrisë serbe

09:42, 09/12/2022
A+ Aa A-

Mbrëmë shefi i të ashtuquajtures Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë. Petkoviq i bëri komentet pak orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se ka rritur praninë e saj në veri të Kosovës, pjesë e banuar me shumicë serbe.

Pas kësaj edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka publikuar foto me shefat e ushtrisë serbe.

Image

Ai ka provokuar në rrjetin social “Instagram”, ku tha se nuk ka dorëzim.

“U takuam me Ministrin e Mbrojtjes, Milos Vucevic dhe shefin gjeneral Milan Mosjilovic, nuk ka dorëzim”, shkroi ai.

Tensionet në pjesën veriore të Kosovës, ku më 18 dhjetor pritet të mbahen zgjedhjet lokale në katër komuna, janë në rritje.

Më 6 dhjetor atje ka pasur edhe incidente me armë zjarri, pasi grupe të qytetarëve serbë nuk lejuan Komisionin Qendror Zgjedhor të Kosovës të hynte në zyrat e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco