Alarm për bombë në Bankën Popullore në Shkup të Maqedonisë së Veriut

Alarm për bombë në Bankën Popullore në Shkup të Maqedonisë së Veriut

14:21, 07/12/2022
A+ Aa A-

Vijojnë alarmet për bomba në Maqedoninë e Veriut, ku muajt e fundit jaë regjistruar disa të tilla. Ditën e sotme policia ka marrë një denoncim nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku thuhej se në adresën e saj elektronike, rreth orës 10:10 ka marr kërcënim për vendosjen e një mjeti shpërthyes.

Lajmin e bëri të ditur vetë Ministria për Punët e Brendshme në RMV, e cila tha se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Menjëherë janë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për evakuimin e sigurt të të punësuarve dhe në rrjedh e sipër janë aktivitetet anti-terroriste. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Kujtojmë se më herët në SPB-Shkup është denoncuar për kërcënim me bombë në 9 shkolla të mesme në Shkup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco