Samiti ‘varrosi’ nismën/ Diplomati: Hetimi ndaj Varhelyi përkon me reagimet kundër ‘Ballkanit të Hapur’

Samiti ‘varrosi’ nismën/ Diplomati: Hetimi ndaj Varhelyi përkon me reagimet kundër ‘Ballkanit të Hapur’

12:45, 07/12/2022
A+ Aa A-

Samiti mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë mund të thuhet se e ‘groposi’ zyrtarisht nismën e Ballkanit të Hapur.

Por më parë ishte Parlamenti Europian që i kishte dhënë një goditje fatale kësaj nisme të udhëhequr nga Serbia, e cila pati përkrahjen pa kushte të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Ndërkohë, diplomati malazez, Miodrag Vlahoviç, president i Komitetit Malazez të Helsinkit, tha për gazetën Pobjeda se nisja e hetimeve për Komisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi përkon me qëndrimet kundër projektit të Ballkanit të Hapur.

Varhelyi, që ishte në samit dje në Tiranë, po hetohet nga Komisioni i Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian për shkak të rolit të tij të dyshuar në cenimin e reformave demokratike në vendet kandidate.

Vlahoviç tha se ky hetim përkon me qëndrimin negativ të mazhorancës së Parlamentit Europian ndaj projektit të Ballkanit të Hapur. Vlahoviç tha se lista e situatave, deklaratave dhe veprimeve të njëanshme të Varhelyi në favor të Serbisë është shumë e gjatë.

“Çfarë është e rëndësishme në kontekstin aktual është se hetimi ndaj punës së Varhelyi koincidon me qëndrimin e qartë dhe negativ të Parlamentit Europian, që shumica e deputetëve të majtë dhe të djathtë, mbajti përkundrejt Ballkanit të Hapur. Është e mundur që nuk mund të jenë të lidhura, por sigurisht nuk mund të mohohet lidhja parimore. Shumë herë, Varhelyi ka mbështetur pa asnjë kusht Ballkanin e Hapur, me kënaqësinë e pambuluar të Aleksandër Vuçic,” tha ai, duke shtuar se edhe në Mal të Zi ka pasur zyrtarë që e kanë mbështetur nismën duke thënë se është e mirë sepse e ka thënë zoti Varhelyi.

Ai tha se pavarësisht se si do të shkojë hetimi ndaj Komisionerit për Zgjerimin, ai tani i përket të shkuarës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco