Policia greke qëllon me plumb në kokë të riun se nuk pagoi karburantin, shpërthejnë protestat

Policia greke qëllon me plumb në kokë të riun se nuk pagoi karburantin, shpërthejnë protestat

23:28, 05/12/2022
A+ Aa A-

Protesta të dhunshme shpërthyen në Greqinë veriore të hënën pasi policia qëlloi një adoleshent.

16-vjeçari nga komuniteti rom, po trajtohet në një spital në Selanik, pasi u qëllua nga një oficer në kokë.

Oficeri tashmë është arrestuar dhe pezulluar nga detyra, sipas policisë në qytetin e dytë më të madh të Greqisë. 

Policia e ndoqi adoleshentin pasi ai dyshohet se mbushi automjetin e tij në një pikë karburanti dhe u largua pa paguar.

Oficerët e një patrulle ndoqën kamionçinën e adoleshentit pasi një punonjës i pikës së karburantit raportoi se ai nuk kishte paguar një faturë prej 20 eurosh.

Ngjarja shkaktoi menjëherë zemërim.

Protestuesit kryesisht thyen xhamat e dyqaneve dhe hodhën molotov ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës. Ata bllokuan rrugën kryesore jashtë spitalit ku po trajtohej djali, duke i vënë flakën kazanëve të mbeturinave

Marshimi përfundoi pa asnjë të arrestuar apo të lënduar. Anëtarët e komunitetit rom në Greqi dhe aktivistët e të drejtave të njeriut akuzojnë shpesh autoritetet greke për diskriminim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco