A ke dashur të transferohesh për në Greqi? Shiko nëse ke të drejtë për vizën e përkohshme dixhitale

A ke dashur të transferohesh për në Greqi? Shiko nëse ke të drejtë për vizën e përkohshme dixhitale

11:01, 02/12/2022
A+ Aa A-

Greqia është një nga disa vende evropiane që shfrytëzon tendencën e punës në distancë duke ofruar viza dixhitale të përkohshme.

Italia, Portugalia dhe Kroacia kanë nisur tashmë skemat e vizave për të joshur punëtorët jashtë vendit.

Me vizën e re të përkohshme dixhitale të Greqisë, është e mundur që shtetasit jo-të BE të jetojnë dhe punojnë legalisht në vend.

Duke pasur parasysh koston e ulët të jetesës dhe diellin gjatë gjithë vitit, Greqia është tashmë një destinacion popullor emigrantësh.

Ja çfarë duhet të dini për pranueshmërinë, përfitimet dhe mënyrën se si të aplikoni për vizë.

Kush mund të aplikojë për vizën e përkohshme dixhitale të Greqisë?

Viza nomade dixhitale e Greqisë është e hapur për shtetasit jo të BE-së, të cilët janë punëtorë në distancë, punonjës të pavarur ose sipërmarrës.

Aplikantët duhet të dëshmojnë se kanë një kontratë pune ose nëse janë të pavarur, kanë qenë të punësuar rregullisht nga një kompani ose klientë jashtë Greqisë.

Mbajtësit e vizave nuk mund të marrin përsipër punë për një punëdhënës me bazë në Greqi.

Ata gjithashtu duhet të tregojnë se kanë burimet e nevojshme për të punuar në distancë, si p.sh. një laptop dhe lidhje interneti.

Greqia ka vendosur të ardhura minimale të larta për pjesëmarrësit e mundshëm në krahasim me vendet e tjera.

Aplikantët duhet të tregojnë me dëshmi një pagë mujore prej të paktën 3,500 eurosh pas zbritjes së taksave. Nëse atyre u bashkohet bashkëshorti, atëherë fitimi minimal mujor rritet në 4200 euro.

Nëse jeni të interesuar, do t'ju duhet një pasaportë e vlefshme, sigurim shëndetësor dhe një dëshmi e pastër penaliteti.

Sa kohë do të lejohen ata me vizë të përkohshme dixhitalë të qëndrojnë në Greqi?

Viza është e vlefshme për një qëndrim deri në 12 muaj, pas së cilës pjesëmarrësit mund të zgjedhin të aplikojnë për një leje dixhitale. Leja dixhitale e përkohshme mund të rinovohet më pas çdo dy vjet për dy vjet të tjera, sipas faqes së internetit workfromgreece.gr.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco