Kërcënime me vdekje për gazetarët serbë që shkruajnë për Kosovën

Kërcënime me vdekje për gazetarët serbë që shkruajnë për Kosovën

17:43, 29/11/2022
A+ Aa A-

Gazeta kryesore në Serbi, “Danas”, është vënë nën mbrojtje të policisë, pasi është kërcënuar se do ta ketë fatin e njëjtë sikurse revista satirike francize “Charlie Hebdo”.

Redaksia e gazetës gati kryesore në Serbi është e zbraztë. Shumica e stafit punojnë nga shtëpia pas një e-maili kërcënues. Në të shkruhej se “Danas” do të përfundojë si “Charlie Hedbo”. 12 gazetarë të kësaj të fundit janë vrarë nga një sulm i ekstremistëve islamistë në vitin 2015.

“Gazetarët dhe kolumnistët tuaj janë në rrezik të vrasjes nga disa struktura të ekstremit të djathtë që veprojnë në hije. Kur breshëria e sulmeve të nisë befas të thyejë dritaret dhe të bjerë mbi kokat tuaja, ju do të vetëdijësoheni dhe do të kuptoni gjithçka”, thuhet në e-mailin anonim në adresë të gazetës serbe.

Kryeredaktori i “Danasit” thotë për REL se kërcënimet e nacionalistëve të ekstremit të djathtë lidhen me mbulimin e luftës në Ukrainë dhe të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën.

“Janë disa etiketa klasike që na ngjiten: jemi patriotë të pamjaftueshëm, se jemi tradhtarë… Ne u ofrojmë mundësinë të gjithëve, ta thonë atë që mendojnë. Dhe njerëzit, thjesht nuk kanë njohuri të mjaftueshme mediatiken për të kuptuar se nëse publikon një intervistë me [kryeministrin e Kosovës] Albin Kurti nuk je tradhtar, por gazetar”, thotë kryeredaktori Dragolub Petroviq, transmeton Telegrafi.

“Danas” është kritikuar edhe për mbulimin e luftës në Ukrainë.

“Më duket se janë zgjuar disa djathtistë dhe ‘patriotë të mëdhenj’ dhe disa rusofilë, Putinofilë do të thosha… Ka një valë zemërimi me artikujt tanë”, thotë Petroviq.

Së fundi, një anëtar i partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ka kritikuar disa raporte.

“Këto ditë po bëhet një luftë e posaçme hibride dhe qëllimi është t’i bëhet presion Serbisë për të njofur shtetin e rremë të Kosovës dhe për t’i vënë sanksione Rusisë. Dhe, një nga manifestimet e kësaj lufte është fushata e përbashkët e mediave kroate dhe të ashtuquajturve serbe, por në fakt, mediave anti-serbe në Serbi”, ka thënë Nebojsha Bakarec, nga Partia Përparimtare Serbe (SNS).

Në Serbi ka pasur protesta në mbështetje të Kremlinit, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Autoritetet serbe kanë refuzuar t’i bashkohen sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë.

Policia tashmë është vendosur jashtë zyrave të “Danasit”, kurse hetimet e e-mailit kërcënues janë duke vazhduar. /Telegrafi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco