Familja dhuron organet e 21-vjeçares, rrëqeth babai: Ishte dëshira e vajzës sonë

Familja dhuron organet e 21-vjeçares, rrëqeth babai: Ishte dëshira e vajzës sonë

17:16, 29/11/2022
A+ Aa A-

Familjarët kanë njoftuar se organet e 21-vjeçares greke që u përplas për vdekje nga një makinë që drejtohet nga 26-vjeçari shqiptar janë dhuruar.

Mediat greke shkruajnë se një e re që jetonte me zemër artificiale ka pranuar zemrën e 21-vjeçares për transplantin në “Onasio”, ndërsa mëlçia e vajzës do të merret nga një burrë.

Ndërkohë për veshkat do të kryhen teste speciale për të gjetur një marrës të përshtatshëm.

Babai i vajzës ka thënë se kjo ishte dëshira e 21-vjeçares: “ Nuk po flasim më për vdekjen, por për jetën. Kjo ishte dëshira e vajzës tonë dhe në bëmë atë që ajo donte”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco