Policia e Serbisë ndërhyn pas një përleshjeje të migrantëve, 600 të arrestuar

Policia e Serbisë ndërhyn pas një përleshjeje të migrantëve, 600 të arrestuar

11:40, 27/11/2022
A+ Aa A-

Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi sot se policia ka nisur kontrollin e detajuar të zonës afër pikës kufitare Horgosh, mes Serbisë dhe Hungarisë, për shkak të një raportimi se emigrantët po “shtinin ndaj njëri-tjetrit” në atë zonë.

Siç thuhet në njoftim, policia ka gjetur në vendngjarje gjashtë emigrantë, “mes tyre një i moshës rreth 20 vjeç, me dy plagë me armë zjarri në gjoks”.

Serbia është vendosur në të ashtuquajturën “Rruga ballkanike”, ndërkaq njerëzit, duke ikur nga lufta dhe varfëria, kalojnë nëpër këtë shtet, në përpjekje për të arritur në shtetet e Bashkimit Evropian (BE).

Në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se gjatë natës dhe mëngjesit të 25 nëntorit, policia dhe xhandarmëria kanë ndaluar disa persona të dyshuar si të lidhur me të shtënat, si dhe kontrabandën e paligjshme të emigrantëve. Siç theksohet, u zbuluan më shumë se 600 “migrantë të parregullt”.

Policia po i transporton me autobusë dhe automjete policore njerëzit për në qendrat e migrantëve në Obrenovc, Sjenicë dhe Bogovagjë.

Në njoftim bëhet e ditur se aksioni do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim.

Gjithashtu, theksohet se gjatë hetimit policia po përdor edhe dronët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco