Postimi prekës i Mitsotakis për motrën e tij e cila është diagnostikuar me kancer në gji

Postimi prekës i Mitsotakis për motrën e tij e cila është diagnostikuar me kancer në gji

10:44, 26/11/2022
A+ Aa A-

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se motra e tij Katerina është diagnostifikuar së fundmi nga kanceri në gji.

Mitsotakis shkruan në postimin e tij se për fat të mirë motra e tij e diagnostifikua herët për shkak të kontrollove të saj të rregullta. 

Ai ju bën thirrje të gjithë grave që të kryen kontrolle të herëpashershme pasi dhjetëra mijëra gra greke dolën fitues nga kjo betejë, pasi ato arritën të diagnostifikonin sëmundjen e tyre në fazën e hershme. 

Postimi i kryeministrit grek:

“Sot ndaj me ju një problem timin familjar sepse dua ta ndaj me ju një moment të vështirë. Fatkeqësisht, para disa ditësh motra ime Katerina u diagnostikua me kancer në gji . Megjithatë, për fat të mirë, tumori u zbulua herët.

Tani fillon një aventurë e madhe. Katerina bëri kimioterapinë e parë pardje. Lajmin e pakëndshëm e ka përballuar me qetësinë dhe optimizmin e saj që e karaktarizojnë.

Dhe ajo ka të gjitha arsyet për të qenë optimiste sepse e zbuloi sëmundjen malinje në një fazë të hershme. Shkenca ka bërë përparime të mëdha në trajtimin e kancerit të gjirit dhe në vendin tonë ofrohet kujdes i shkëlqyer ndaj kancerit. Kjo është vërtetuar nga dhjetëra mijëra gra greke që dolën fitimtare nga kjo betejë.

E di që çdo kontroll shëndetësor na shkakton frikë ose hezitim. Por ai është i nevojshëm. Në fakt, për të gjitha femrat nga 50 deri në 69 vjeç, shteti ofron mamografi falas, përmes programit “Fofi Gennimata”. Përfitoni prej tij!

Në muajt e fundit ne kemi zbuluar tashmë më shumë se 3000 raste të kancerit të gjirit në një fazë të hershme, me një prognozë shumë të mirë trajtimi. Njëra prej tyre është Katerina.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco