Mali i Zi mbron portin e tij dhe sulmon ashpër nismën e ‘Ballkanit të Hapur’, tërbohet Abazoviçi

Mali i Zi mbron portin e tij dhe sulmon ashpër nismën e ‘Ballkanit të Hapur’, tërbohet Abazoviçi

19:45, 25/11/2022
A+ Aa A-

Ministria e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi kritikoi nismën rajonale të Ballkanit të Hapur në një analizë të botuar të premten, duke thënë se projekti nuk është transparent dhe mbështetet shumë në marrëdhëniet e mira të “liderëve karizmatikë”.

Analiza që shkaktoi shumë bujë në skenën politike të Malit të Zi, erdhi pasi Parlamenti Europian kritikoi këtë nismë me anë të një rezolute.

“Projekti nuk ka një udhërrëfyes, strategji, kornizë institucionale, as marrëveshje që garanton një marrëdhënie dhe pozicion të barabartë të vendeve pjesëmarrëse në të… Ai mbështetet në marrëdhëniet e liderëve karizmatikë dhe procedura midis samiteve të nivelit të lartë nuk është mjaft transparente”, thuhet në analizë.

Në analizë, ministria paralajmëroi gjithashtu se nismat për heqjen e barrierave për lëvizjen e mallrave dhe njerëzve midis vendeve të Ballkanit mund të jenë të rrezikshme, duke ndihmuar ndoshta aktivitetet e krimit të organizuar në rajon. Ministria tha se nismës i mungojnë ende rezultatet konkrete që tregojnë suksesin e hapave të ndërmarrë deri tani.

Ditën e publikimit të kësaj analize, Ministrja e Çështjeve Evropiane, Jovana Maroviç, dha dorëheqjen duke provokuar një situatë të tensionuar në qeveri.

Kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviç tha se nuk do të ishte serioze nëse ministrja të jepte dorëheqjen për analizën që rrëzon nismën e Ballkanit të Hapur, e cila është përkrahur nga Abazoviç.

Ky i fundit e shfaqi hapur pakënaqësinë ndaj analizës, kur tha se ajo kishte disa mangësi.

Si për t’i hedhur benzinë zjarrit, analiza u zhduk nga faqja e qeverisë. Më pas në një njoftim, qeveria tha se ishte një gabim teknik, duke dhënë një tjetër link ku mund të lexohej analiza.

Bie në sy se në kohën kur qeveria e Edi Ramës po e zhduk portin më të rëndësishëm të vendit, atë të Durrësit, në analizë theksohet se Ballkani i Hapur nuk është i përshtatshëm për portin e Tivarit.

“Krijimi i një tregu të ri në rajon do të ndikojë në pozicionin e portit të Tivarit si një pikë e rëndësishme për tregtinë mes Serbisë dhe vendeve të treta. Kjo në kuadër të njoftimit se porti i Durrësit do të jetë me rëndësi strategjike për Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe për lidhjen e Shqipërisë nëpërmjet Maqedonisë së Veruit me Bullgarinë”.

“Tani pyetja nuk është më nëse Mali i Zi ka nevojë për Ballkanin e Hapur dhe anasjelltas, por nëse Mali i Zi nuk i bashkohet projektit, a do jetë në gjendje t’i rezistojë konkurrencës së portit të Durrësit, që do i shërbejë zonës unike ekonomike të Ballkanit të Hapur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco