Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë/ Ministri i Brendshëm: Të dalin para drejtësisë të gjithë të përfshirët në këtë akt çnjerëzor

Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë/ Ministri i Brendshëm: Të dalin para drejtësisë të gjithë të përfshirët në këtë akt çnjerëzor

16:52, 02/11/2022
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas rastit të rëndë në Pejë, ku dy vajza dhunuan një të moshuar.

Sveçla tha se' këto veprime janë edhe më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje.

Ai tha se dhunueset janë arrestuar, ndërsa bëri thirrje që të gjithë personat e përfshirë në këtë çështje të dalin para drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Me shqetësim kemi parë të gjithë pamjet e keqtrajtimit të një gruaje të moshuar nga një grup vajzash, në një shtëpi të përkujdesjes së të moshuarve në Pejë.

Veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje.

Nga Policia e Kosovës jam njoftuar që deri më tani janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet po vazhdojnë. Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse të kësaj shtëpie sulmonin fizikisht një grua të moshuar, derisa njëra prej tyre është treguar e pamëshirshme duke e goditur me shuplaka vazhdimisht.

Policia njoftoi se arrestoi dy të dyshuarat e përfshira në këtë rast, për të cilat do tё merren veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco