Vuçiç nesër iu drejtohet serbëve për t’i njoftuar me disa ‘vendime të vështira’

Vuçiç nesër iu drejtohet serbëve për t’i njoftuar me disa ‘vendime të vështira’

14:27, 07/10/2022
A+ Aa A-

Kreu i Serbisë, Aleksnader Vuçiç, ka thënë se me 8 tetor do t’i drejtohet popullit serb për t’i njoftuar ata me disa “vendime të vështira”.

Ky fjalim i Vuçiç që do ta mbajë mëngjesin e nesërm vjen pas takimeve në Pragë dhe mbledhjes së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, shkruan Nova.rs. transmeton Gazeta Express.

Siç shkruan ky medium, Vuçiç pritet të flasë edhe për sanksionet e BE-së përmes të cilave iu ndalua Serbisë importi i naftës ruse.

Kujtojmë se Vuçiç pas kthimit nga Nju Jorku kishte deklaruar se Serbia “po përballet me një periudhë të vështirë politikisht dhe ekonomikisht dhe se në shtatë deri në dhjetë ditët e ardhshme do të duhet të merren vendime të vështira për vendin”.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq tha se Vuçiq nesër “do të shpallë disa vendime strategjike dhe se Serbia do të duhet të ndryshojë qëndrim”, ka thënë Vuçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco