Greqia e gatshme për dialog me Turqinë pavarësisht provokimeve

Greqia e gatshme për dialog me Turqinë pavarësisht provokimeve

12:50, 07/10/2022
A+ Aa A-

Një ditë pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan lëshoi një kërcënim ‘të fshehtë’ për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Greqisë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se vendi i tij është i hapur për të dialoguar me vendin fqinj.

“Greqia nuk provokon kurrë, ajo gjithmonë përgjigjet me besim kur provokohet”,  tha Mitsotakis ndërsa liderët e BE-së përgatiteshin të takoheshin në Pragë  këtë të premten.

“Nuk ka kuptim që Greqia të akuzohet për ngritje tensionesh në Egje ndërkohë që Turqia po ngre dyshime rreth çështjes së sovranitetit të ishujve”, tha Mitsotakis.

Pavarësisht situatës, liderët grekë janë shprehur se Greqia nuk po ‘ia mbyll derën’ dialogut, madje ata janë shprehur të sigurt se ligjet ndërkombëtare janë në anën e tyre.

Sipas mediave greke, në një konferencë për shtyp në takimin inagurures të Komunitetit Politik Evropian presidenti turk Erdogan ka akuzuar Athinën se mbështet politikën e saj në gënjeshtra dhe se nuk kanë asgjë për të diskutuar.

Erdogan tha gjithashtu Athina e kuptonte paralajmërimin e përsëritur të Ankarasë se “një natë mund të mbërrijmë papritur”.

Të premten, udhëheqësi grek iu referua gjithashtu komenteve të diskutueshme të bëra nga Erdogan gjatë darkës në mbledhjen e Pragës të enjten në mbrëmje.

“Ishte një mundësi e klasit të parë edhe për kolegët e mi që nuk dinë mjaftueshëm për këtë temë për të kuptuar se kush është ai që provokon dhe ngre tonin dhe cili vend mbron me besim të drejtat e tij”, tha Mitsotakis./tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco