Dronët turq 'monitorojnë' Egjeun dhe Mesdheun

Dronët turq 'monitorojnë' Egjeun dhe Mesdheun

13:06, 06/10/2022
A+ Aa A-

Turqia do të zbulojë aktivitetin e shteteve të huaja në ujërat e Detit Egje dhe Mesdheut Lindor përmes të ashtuquajturave sistemeve  Sonobuoy .

Gazeta pro-qeveritare Hurriyet i quan këto sisteme veshin e marinës turke  .

Lëvizjet e nëndetëseve greke, veçanërisht në Egje dhe Mesdheun Lindor, do të monitorohet me mikrofona që tingëllojnë si “stetoskopë” në det, thekson gazeta, duke iu referuar pranisë së nëndetëseve greke që duket se shqetëson Ankaranë.

Po cfarë është një Sonobuoys? Ato janë pajisje të  vogla zakonisht me diametër 13 cm dhe 91 cm  që   zbresin në thellësinë e përcaktuar pasi hidhen kryesisht nga avioni me të cilën janë lidhur dhe mbledhin informacion akustik veçanërisht për nëndetëset.

Deri para pak kohësh, sistemi hidhej në det nga mjetet lundruese të Komandës së Forcave Detare Turke, ndërsa tani kjo do të bëhet me avionë turq pa pilot./Klan News

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco