Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, shpallet në kërkim autori

 Ambasadorit serb i ndalohet hyrja në Mal të Zi

Ambasadorit serb i ndalohet hyrja në Mal të Zi

21:19, 04/10/2022
A+ Aa A-

Ish-ambasadori i Serbisë në Mal të Zi, Vladimir Bozhoviç, është një nga 28 të huajt të cilëve iu është refuzuar qëndrimi dhe i është ndaluar hyrja në vend, bazuar në të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ANB), ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Mali i Zi në mandat teknik, Dritan Abazoviç.

“Është e vërtetë se Bozhoviç është një nga ata të cilëve iu është ndaluar hyrja në vend dhe arsyet e këtij vendimi Agjencia do t’i shpallë në ditët në vijim”, tha ai.

Abazoviç theksoi se partnerët amerikanë i ndihmojnë vazhdimisht, duke pasur parasysh se në kontekstin e ngjarjeve globale “ata kanë një shkallë të rritur të ndjeshmërisë ndaj ndikimit rus”.

Më 30 shtator, Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi njoftoi se 28 shtetasve të huaj, të cilët dyshohet se janë “bartës të ndikimit malinj të kryer për interesa të shërbimeve të huaja”, iu refuzua qëndrimi dhe iu ndalua hyrja në Mal të Zi.

Ndalimi pasoi një operacion dy-ditor nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe Prokuroria Speciale e Shtetit, që rezultoi në dëbimin e gjashtë diplomatëve rusë dhe arrestimin dhe lirimin e një punonjësi në pension të Ministrisë së Punëve të Jashtme malazeze.

Ndryshe, Abazoviç ishte shkarkuar muaj më parë pas arritjes së Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse të Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco