Tronditëse/ U gjet në një fushë me fytin e prerë, dyshohet se ishte shqiptar

Tronditëse/ U gjet në një fushë me fytin e prerë, dyshohet se ishte shqiptar

20:09, 04/10/2022
A+ Aa A-

Një vdekje në mënyrë makabre ka ndodhur në zonën e komunës së Kantanos Selinos.

Sipas informacioneve të Flashnews.gr, një burrë është gjetur i vdekur në një fushë dhe informacionet  flasin për pamje tronditëse të trupit.

Sipas tyre, burri rreth 35 vjeç, me gjasë me origjinë shqiptare, është gjetur i pajetë në një fushë në zonën e Katsivelianas të Vouta Selinos, me fytin e prerë me siguri nga një sharrë elektrike, e cila sipas informacioneve është gjetur në afërsi të vendit të të ndjerit.

Policia, një ambulancë e EKAV-it dhe zjarrfikësja ndodheshin në vend ngjarje pasi krimi kishte nodhur në një terren të vështirë.

Të gjitha mundësitë për vdekjen e 35-vjeçarit janë të hapura, ndonëse më shumë gjasa sipas informacioneve të fundit është aksident.

Hetimet e mëtejshme  dhe autopsia do të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e vdekjes së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco