Tmerr në Greqi: E mbajti të lidhur me zinxhir partneren dhe e përdhunoi për pesë ditë

Tmerr në Greqi: E mbajti të lidhur me zinxhir partneren dhe e përdhunoi për pesë ditë

08:47, 04/10/2022
A+ Aa A-

Një 58-vjeçar ka mbajtur për pesë ditë të lidhur me zinxhir partneren e tij 38-vjeçare në banesën e tyre në Nea Joni, Greqi.

Gjatë kësaj kohe ai e përdhunoi vazhdimisht dhe makthi i saj nuk do të përfundonte nëse fqinjët nuk do të dëgjonin më në fund britmat dhe do të thërrisnin policinë.

Me të mbërritur në vendngjarje, policët i kanë rënë ziles dhe 58-vjeçari ka hapur derën. I pyetur nga policia se çfarë “po ndodh këtu”, ai është përgjigjur “gjithçka është në rregull”. Megjithatë, policia pa një grua brenda në shtëpi e cila po u jepte sinjale.

Agjentët kanë hyrë brenda dhe gruaja ka raportuar se partneri i saj po e përdhunonte me armë. Pas kontrollit në shtëpi, ndër të tjera, u gjet një karabinë, për të cilën 58-vjeçari kishte leje, si dhe një armë zjarri luftarake.

58-vjeçari u arrestua me akuzën e dhunës në familje, sulmit seksual dhe armëve të zjarrit, të cilat ai i mohon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco